.

Akuzat për përdhunim, reagon Ronaldo: Përdhunimi është krim, disa njerëz duan të promovojnë veten në kurrizin tim

Kristiano Ronaldo ka reaguar pas akuzave të Ketrin Majorgas, në gazetën gjermane “Der Spiegel”, ku pretendonte se ylli i futbollit e kishte përdhunuar në vitin 2009, teksa gjendeshin në Las Vegas.
Përmes një statusi të Twitter, Ronaldo i mohon kategorikisht këto akuza, dhe thotë se refuzon të furnizojë këtë spektakël mediatik, siç e quan, nga njerëz që kërkojnë të promovojnë veten e tyre në kurrizin e tij.

“I mohoj kategorikisht akuzat kundër meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm, që është plotësisht kundër asaj që unë jam, dhe asaj që unë besoj. Jam aq i gatshëm sa për të pastruar emrin tim, por refuzoj të ‘ushqej’ spektaklin mediatik të krijuar nga njerëz që duan të promovojnë veten e tyre në kurrizin tim”, shkruan Ronaldo.


Array
(
    [ids] => 100676
    [src] => Array
        (
        )

)