.

Vjedhin shtëpinë e ish-kryeministrit: Na morën kujtimet e jetës sonë…

Ai nuk ishte në shtëpi dhe as gruaja e tij. Ish-kryeministri Romano Prodi dhe Flavia me një delegacion nga dioqeza e Bolonjës ishin në Vatikan për audiencën e përgjithshme të Papës në Sheshin e Shën Pjetrit.


“Ata na morën kujtimet e jetës”, tha Prodi per mediat italiane, – “të gruas sime dhe të miat, sende që ia kishte dhuruar gjyshja e saj, medalje, kujtimet e jetës politike, ato të jetës personale”.
Ngjarja ndodhi natën ndërmjet të premtes dhe të shtunës, ku hajdutët, kanë përfitur pikërisht nga fakti se ne shtepi nuk kishte njeri dhe jane futur duke vjedhur kryeshisht bizhu, të cilat kapin vlerën e 30 mijë eurove.
Sipas mediave italiane sot, sendet e vjedhura kanë më së shumti se çdo gjë tjetër vlerë emocionale për Prodin dhe gruan e tij.
“Ata morën gjithçka, jo shumë gjëra me vlerë, një orë të bukur të gruas sime etj, por nuk është ky është problemi, ata na morën jetën”, tha ai.