.

Departamenti i Gazetarisë hap regjistrimet e Masterit në Gazetarinë Investigative

Je student që sapo ke përfunduar studimet në Gazetari? Gazetar i ri, me pasion që kërkon të thellosh dijet në gazetarinë investigative? A je i vendosur për të zbuluar faktet dhe të vërtetën?

Atëherë, ky program Master, është për ty! DGK hap regjistrimet e Masterit në Gazetarinë Investigative, një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që duan të mprehin aftësinë e tyre hulumtuese, për të zbuluar fakte që i mbahen të fshehta publikut.

DUHET TA ZGJIDHNI KËTË PROGRAM MASTER SEPSE PËRMBAN:

Module të hartuara sipas modeleve më bashkëkohore.

Një metodë të re mësimdhënieje që ndërthur teorinë dhe praktikën, leksionet tradicionale me klinikat

investigative.

Auditorët do t’u ngjajnë redaksive ku do të diskutohen dhe marrin jetë historitë investigative, të cilat

do të publikohen nga studentët në faqen e dedikuar online.

Do të mësoni të investigoni duke përdorur burime të hapura dhe të mbyllura, kërkesat për informacion,

teknikat më të suksesshme të intervistimit dhe metodat specifike të gazetarisë së fshehtë investigative,

gjithmonë në respektim të etikës së profesionit dhe ligjit.