.

Studimi i fundit, marijuana është nxitës seksual

Ka pasur disa teori që e lidhnin marihuanën me seksin, disa tipare të saj që deri tani kanë qenë thjesht teori por që tani duket se janë vërtetuar shkencërisht.

Një studim i universitetit të Standford analizuan disa të dhëna nga 50,000 amerikan. U studiuan sjelljet dhe veset seksuale të tyre nën ndikimin e drogës dhe gjithashtu pa ndikimin e saj.

Meshkuj të cilët ishin përdorues të saj të përditshëm kishin bërë mesatarasisht 6.9 herë seks në një muaj, ndërsa jo përdoruesit vetëm 5.6 herë. Ndërsa femrat përdoruese të kësaj droge kishin bërë seks më shumë se 7.1 herë ndërsa ato që nuk përdornin vetëm 5 herë në një muaj.

Me fjalë të tjera përdoruesit e kësaj substance kishin bërë rreth 20% më shumë seks se ata që nuk e përdornin. Dhe kjo shifër nuk është e vogël. Pra sigurisht që ka një ndikim të madh të bësh seks 20 herë më shumë në vit.

Në këtë studim nuk janë përcaktuar arsyet konkrete apo si ndikon direkt marihuana në libidon e njerëzve. Studimi konstaton vetëm se kjo drogë është një faktorë nxitës.