.

Pak e zgjedhin atë, por kjo është sedilja më e sigurtë në avion!

Çfarë mendoni kur rezervoni një vend në aeroplan?

Disa preferojnë sediljet pranë dritares, për të pasur pamje, por edhe qetësinë e tyre. Të tjerët zgjedhin korridorin, për të pasur akses më të lehtë në tualete. Disa synojnë për sediljet e daljes emergjente, në mënyrë që të mund të zgjasin këmbët.

Dhe “shpëtimtarët” rezervojnë gjithmonë vende në rreshtat e parë, për të qenë ndër të parët që do të zbresin. Të paktë janë ata që zgjedhin qëllimisht ndenjësen e mesme në rreshtin e fundit. E megjithatë, statistikisht, ky është vendi më i sigurt për t’u ulur në aeroplan.

Në fakt, shumë pak njerëz prenotojnë vende në avion duke pasur parasysh mundësinë e një rrëzimi. Dhe kjo sepse aeroplanët janë mjeti më i sigurt i transportit.

Siç shkruan CNN, në vitin 2019 ka pasur pothuajse 70 milionë fluturime nëpër botë dhe në to kanë humbur jetën vetëm 287 persona. Sipas Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, shanset për të vdekur në aeroplan janë vetëm një në 205,552, ndërsa në makinë është një në 102.