.

E pabesueshme, ja sa është shifra që kërkon Beyonce për të kënduar në dasmë

Futbollisti i njohur Gareth Bale ka vendosur që të martohet së shpejti në Itali dhe kërkon që ylli i muzikës pop Beyonce, të këndojë në dasmën e tij.

 

Ndonëse ende nuk e ka përcaktuar kohën dhe vendin, ai ka menduar fillimisht për muzikën, e cila do të argëtojë të ftuarit.

Pjesë e saj mendohet të jetë edhe këngëtarja Beyonce, por jo si e ftuar, por si këngëtare. “The Sun” shkruan se këngëtarja amerikane ka kërkuar 1.5 milionë euro për të performuar në dasmën e Gareth Bale.

Një vlerë e tillë duket të jetë e përballueshme për futbollistin e Real Madrid, i cili thuhet se ka nisur negocimin me këngëtaren 36-vjeçare.

Screenshot_33.jpg