.

LSI-së i ikën një tjetër këshilltare bashkiake, i bashkohet Partisë Socialiste

Këshilltarja e LSI-së në Këshillin Bashkiak Kuçovë, Valbona Hoxha, largohet nga grupi i Këshilltarëve të LSI-së dhe i bashkohet grupit socialist.

Vendimi i Hoxhës u bë publik sot nga vetë ajo në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak Kuçovë, ku një ditë më parë kishte depozituar edhe deklaratën e largimit te saj.
Kjo është këshilltarja e pestë brenda 8-muajve që i bashkohet grupit të këshilltarëve socialist në Kuçovë, grup i cili tani përbën maxhorancën në këshill me 17 anëtarë nga 35 që është numri total i këshilltarëve.

Nga 5 këshilltarët që janë larguar nga partitë e tyre dhe i janë bashkuar PS-së, dy prej tyre kanë qenë nga LSI dhe 3 nga partitë e vogla.