Këngëtarja Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto të fëmijërisë në Instagram.
Postimin ajo ia ka dedikuar një shoqeje nga fëmijëria, e cila duket se po martohet sot.
Në foto duket Dua e vogël dhe me kurorat e letrës, fiks si ato që kemi vendosur të gjithë në kokë në festën e Abetares.
“Shoqja ime e ngushtë e fëmijërisë po martohet sot!!! Do jesh nusja më e bukur,” ka shkruar Dua në Instagram bashkangjitur me fotot.