Lëkundje tërmeti janë ndjerë ditën e sotme në Tiranë dhe në disa zona në veri të vendit.
Mësohet se epiqendra e tërmetit është zona e Vermoshit në afërsi të Podgoricës, e ndjerë rreth orës 11.45 minuta me magnitudë 5.4 ballë e shkallës rihet me thellësi 1 km. Fatmirësisht lëkundjet janë ndjerë vetëm pak sekonda.
Në një raportim të fundit mësohet se lëkundje tërmeti janë ndjerë edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Nuk raportohen deri tani dëme materiale.