Maria de Filippi është një nga moderatoret më të njohura në Itali, si dhe në vendin tonë. Me emisionet e shumta që drejton, ajo ka bërë që të ketë shumë fansa.Prej vitesh drejtuese dhe producente e disa programesh në Canale 5, Maria De Filippi ndryshe njihet edhe si mbretëresha e televizionit italian.
Ndonëse është 56 vjeçe, moderatorja e “Amici”-t i ka habitur të gjithë pushuesit me format e saj trupore. Teksa ka qenë duke pushuar në Ansedonia, ajo është fotografuar nga paparaci e veshur me bikini.
56-vjeçarja duket në super formë e veshur me një palë bikini që i tregon fizikun e palestruar.