.

Cfarë po ndodh me Bitcoin? Vlera i bie me 40%

Në fillim te javës se kaluar kriptomonedha e njohur pati rritje galopante duke u shkëmbyer me 20 mijë dollarë, por këtë te hënë, Bitcoin-i është zhvlerësuar ndjeshëm duka arritur ne kuotën e 11.159 dollarëve.

Sipas analistëve, rritja e vlerës erdhi si pasoje e rritjes se kërkesës për te, edhe nga investitorë pak ose aspak ekspertë, ndërkohë qe rënia është pasur nga një stopim i këmbimit te saj ne CME, Bursën e Chicago-s. Me këtë është bashkuar edhe Coinbase, një prej tregjeve me te rëndësishme te këmbimit te kriptovalutës.
Rënia e vlerës se Bitcoin ka shtuar zërat qe kundërshtojnë idenë e përdorimit te tij. Sipas Charlie Munger, krahu i djathte i Warren Buffett, një prej ekspertëve më të famshëm ne lëmin e investimeve, “është totalisht e gabuar qe edhe ta mendosh bitcoin-in si një monedhë”.
Ndërkohë me rënie janë edhe disa kriptomonedha te tjera, sikurse Ethereum, Bitcoin Cash.