Një i dënuar ka humbur jetën në spitalin e burgut në Tiranë. Viktima është Gëzim Allushi, i cili dyshohet se ka pësuar infarkt.
Ai ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Elbasanit.
Për shkak të gjendjes shëndëtësore ishte transferuar në Tiranë.
Allushi u arrestua më shkurt 2015, pasi u kap me 4 kallëpe dinamiti në brez.