.

Goditi me vezë Veliajn, policia procedon penalisht të riun e FRPD (VIDEO)

Ditën e djeshme para nisjes së dëgjesës së kreut të Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj me artistët për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, një djalë 21-vjeçar, pjesë e FRPD, tentoi të qëllonte me vezë kryebashkiakun.

Sot një ditë më pas policia ka nisur procedimin penal për të.

Sipas informacioneve mësohet se një 21-vjecar është proceduar penalisht, pasi akuzohet se ka goditur dje me vezë kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Penalisht është proceduar O.G. 21 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa policia thotë se po punohet për shoqërimin e tij.