Protestuesit i janë bashkuar thirrjes së kryedemokratit Basha për të vijuar marshimin e tyre drejt sheshit ‘Skënderbej’.
Protestuesit kanë rrëzuar ndarëset e rrugëve dhe i janë afruar ambjenteve të Ministrisë së Brendshme.
Ata vijojnë hedhjen e flakadanëve drejt ministrisë dhe vijojnë thirrjet e tyre për dorëheqjen e ministrit Xhafaj dhe largimin e qeverisë.
Protestuesit kanë shembur të gjithë rrethimin dhe po i drejtohen zyrës së ministrit Xhafaj, ku po hedhin edhe sende të forta.