Shpërthimi i vullkanit ‘Kilauea’ në Havai ka shkaktuar frikë, tmerr dhe panik. Mediat e huaja shkruajnë se nga shpërthimi hiri është shpërndarë në një hapsirë deri në 9 kilometër, edhe ne ato zona ku më parë ishin përcaktuar si të sigurta për banorët.
“Observatori hauaian i vullkaneve raporton për një shëprthim të fuqishëm së fundi. Hiri do të mbulojë zonën përreth. Strehohuni ku të mundeni, nëse ndodheni në perimetrim e rrezikut”, ishte apeli i bërë nga Mbrojtja Civile e Havait.
Ndërkohë që ka sinjalizime dhe frikë për agresivitet të vullkanit. Krateri ndodhet brenda Parkut Kombëtar të vullkaneve të Havait, i cili është mbyllur që nga 11 maji dhe ishte në gjendje gatishmërie.