Rusia ka vënë në shënjestrën e radhës Maqedoninë e Veriut. Ministria e jashtme ruse njofton se Moska zyrtare ka shpallur non grata një diplomat maqedonas.
Për njoftimin është thirrur në Ministri ambasadorja maqedonase Çaushevska-Dimovska e cila është informuar se punonjësi i ambasadës në Moskë duhet të largohet nga territori rus.
Në fakt, edhe ky veprim nga Rusia është si kundërpërgjigje ndaj vendimit të muajit të kaluar kur Maqedonia e Veriut dëboi një diplomat rus në Shkup.
Muaj më parë Rusia të njëjtën strategji e ka ndjekur edhe me Shqipërinë, por jo vetëm, edhe me vende të Bashkimit Europian.