.

Gjikondi-avokatit të kontrollorëve: E kupton që jeni të zëvendësueshëm? Mos i trajto si nëpunës të nivelit të dytë!


Aktivistja Brizida Gjikondi ka folur me tone të ashpra ndaj avokatit të kontrollorëve, Rezart Kthupi në emisionin “Open”, të cilit i thotë se i sheh si klientë por po i çon në dyert e prokurorisë dhe jo të të drejtës së tyre.

Ndër të tjera, Gjikondi shtoi se po i trajton si nëpunës të nivelit të dytë dhe luan shah duke thënë se nuk ka grevë.

Gjikondi: Ju e dini kur shkoni në Gjykata do prisni vendimin e saj. Është grevë e pastër, ka elementë të një tradhti kombëtare. Këta kontrollorë kanë jo vetëm licenca nga BE për funksionin por edhe certifikata pastërtie nga Ministria e Brendshme. Këto janë kusure të klasës politike por edhe të gjithë papërgjegjshmërinë. Shqipëria është pjesë e konventës së Chicagos dhe jeni të gjithë të zëvendësueshëm, duhet ta dini këtë gjë.

E keni kuptuar që jeni të zëvendësueshëm se mund t’i jepet e drejta Italisë? Duhet t’i dini shtesat dhe prapashtesat. Po luani shah që në momentin kur thoni se nuk ka grevë. Mos i trajto klientët e tu si nëpunës page të një niveli të dytë. Ti i shikon si klientë, po i çon në dyert e prokurorisë dhe jo të të drejtës së tyre.

Kthupi: Ndoshta duhet të ishin trajtuar më mirë.