Ekspertja e Ekonomisë, Suzana Guxholli është përfshirë në një debat me ministres e Ekonomisë, Anila Denaj mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel.
Ajo ka kundërshtuar ministren, e cila tha se shqiptarët kanë përfituar nga taksat e vendosura nga qeveria. Guxholli tha se shqiptarët po shqyhen për të mbajtur familjen duke punuar mbi normën.
“Shqyhen njerëzit edhe tjetri e merr me 8 orë e shqiptarët me 12 orë, dividenti është fitimi që e merr dhe e fut në xhep”, tha Guxholli.
Ndërsa ministrja tha se ata që fitojnë më shumë paguajnë më shumë.
“Në kontekstin e rritjes së taksave nuk kemi thënë që ka grupe që do të paguajnë më shumë, kush fiton më shumë paguan më shumë”, tha Denaj.