.

Taksë e sheshtë apo taksë progresive? Ministrja Anila Denaj debaton me eksperten Guxholli

Kohët e fundit në opinionin publik po diskuotohet për taksimin e vendosur në vend. A duhet taskë progresive apo taksë e sheshtë?

Kjo pyetje zhvilloi një debat mes ministres Anila Denaj dhe ekspertes së ekonomisë Zana Guxholli. Debati nisi  kur ministrja tha se 70% e shqiptarëve nuk taksohen më shumë.

Pjesë nga debati:

Denaj: Në 2013 kujtojmë që politika e taksimit progresiv ka qenë dhe përpara marrjes së votbesimit, dhe risku që kush fiton më shumë paguan më shumë sështë fakt për 70% të shqiptarëve. Nëse kthehemi e krahasojmë takën 10%, ne vendosëm ne vendosëm taksën progresive që për pagën deri në 30 mijë lekë ishte 0 taksë. Ishim transparent në 2013 dhe e morëm votëbesimin. Opozita tani thotë taksë e sheshtë 9%. Kam marrë disa shembuj, nëse flasim me shifra konkrete. Diferenca mes taksës 9% është tepër e vogël, sa një kafe, e papërfillshme. I gjithë efekti do të ishte 10.8 mld lekë në buxhet të shtetit. E pranoj që taksa 9% është atraktiv, por është populiste si premtim.

Guxholli: Taksa e sheshtë është e sheshtë dhe e ulët. Është një taksë që aplikohet në ekonomi në zhvillim, që të nxisë konsumin dhe t’i lërë paratë në xhepat të qytetarëve. Këta e kuptuan që gabuan dhe tani po i ulin shifrat, po rruisin pagat. Njerëzit e shkretë mundohen të bëjnë punë të dytë dhe të tretë për të mbajtur familjen. Qeveria thotë do ja mbledh lekët të gjitha bashkë të mbërrijë te 23%. Këta e kuptuan që taksat duhen ulur sepse jemi një nga vendet më të varfra në Ballkan. Taksimi godet njerëzit e ndershëm që nuk bëjnë matrapazlliqe. Kemi rrogat më të ulëta. Më e shkatërruar është klasa e mesme. Biden i uli taksat e shtresës së mesme. Taksat duhen të ulëta dhe të sheshta. Që të ketë zhvillim, të ketë investime. Nuk ka njeri të gëzuar që në vend të 10% të paguajë 23%.