.

FOTO/ Biblioteka e Kosovës dhe ndërtesa e Qeverisë së Kosovës “vishen” kuqezi


Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit në Shqipëri, Biblioteka Kombëtare e Kosovës është ndriçuar me ngjyrat kuqezi.

Pas Bibliotekës, me ngjyrat e flamurit Kombëtar është “veshur” edhe godina e qeverisë së Kosovës.

FOTO/ Biblioteka e Kosovës dhe ndërtesa e Qeverisë së
Më herët, kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa u vesh kuqezi në festën e flamurit tonë kombëtar. Vetë faqja e saj zyrtare ka ndarë një video nga momenti, kur Burj Khalifa vishet me ngjyrat e flamurit shqiptar, ndërsa në sfond është himni jonë kombëtar.

FOTO/ Biblioteka e Kosovës dhe ndërtesa e Qeverisë së
E njëjta gjë ndodhi edhe në Stamboll, ku ura e Bosforit, u “vesh” kuqezi.