.

Elbasan/ Zjarr masiv në Kodër Krastë, flakët djegin kurorën e gjelbër, zjarrfikëset në vend

Një zjarr masiv ka përfshirë kurorën e gjelbër në Kodër Krastë në Elbasan. Mësohet se flakët kanë marrë para një sipërfaqe të madhe me pemë e shkurre.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse si dhe policia. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Zjarrfikësit vazhdojnë luftën me flakët në terren.