.

Lojërat Olimpike të Tokios do të mbahen ‘me ose pa Covid’

Lojërat Olimpike në Tokio të cilat u shtynë për shkak të situatës të pandemisë priten të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Nënkryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar bëri të ditur se ato do të mbahen “me ose pa Covid”.

John Coates konfirmoi se do ato të fillojnë në 23 korrik të vitit të ardhshëm dhe do të quhen “Lojërat që mposhtën Covidin”.

Fillimisht ishin planifikuar të fillonin në korrik të 2020, por u shtynë për shkak të frikës nga koronavirusi.

Në korrik, shefi ekzekutiv i Tokyo 2020 Toshiro Muto tha se ishte e mundur që Lojërat të mbaheshin për një audiencë të “kufizuar”, por theksoi se ata donin të shmangnin mundësinë e mos patjes të spektatorëve.