.

Tronditëse/ E dhimbshme historia si u dogjën të gjallë 149 punonjës të një fabrike në1911

Në mars të 1911, një fabrikë veshjesh në New York u përfshi nga zjarri duke shkaktuar 146 të vdekur, mes të cilave shumë gra të reja emigrante.

Hetuesit e aksidentit zbuluan më pas se pronari i fabrikës, kompania Triangle Shirtëaist, nuk kishte ndjekur rregullat themelore të qytetit për parandalimin e zjarreve.

Për më tepër kompania kishte mbyllur disa nga dyert e daljes për të ndalur punëtorët të vidhnin bluzat që prodhonin, ose për t’i ndalur ata që të merrnin pushime të shpeshta gjatë punës.

Hetimet zyrtare rezultuan në një ligj më të rreptë për sigurinë kundër zjarrit dhe në fonde shtesë për vënien e tij në zbatim. Ndërtesa e fabrikës ndodhet edhe sot në afërsi të Ëashington Square Park-ut në New York.

Në hyrje të parkut është vendosur një pllakë që u kujton vizitorëve viktimat e zjarrit. Ndër të tjera në të thuhet se “nga martirizimi i tyre rrjedh një koncept i ri i përgjegjësisë sociale dhe ligjet e punës, për t’i bërë kushtet e punës në Amerikë më të mirat në botë”.