.

Bushati, Manja, Zekthi dhe Hajdari përplasen në Open për marrëveshjen e 5 Qershorit dhe ndryshimet Kushtetuese

Në emisionin e fundit të Open për këtë sezon u diskutua për vendimin e Mazhorancës për të bëre disa ndyshime Kushtetuese të cilat synojnë të eliminojnë koalicionet parazgjedhore, të hapin listat e deputeteve dhe të rrisin pragun elektoral nga 3 në 5%. Të ftuar në studio ishin: Andi Bushati, Ulsi Manja, Rudina Hajdari dhe Fitim Zekthi. Ndërsa në lidhje direkte Vehap Kola dhe Kreshnik Spahiu.

“Po the lista të hapura, Partitë duhet të shkojnë para elektoratit me identitetin e tyre”, Ulsi Manja pranoi në Open heqjen e koalicioneve parazgjedhore por deklaron se marrëveshja e 5 Qershorit nuk preket.

Që në fillim të emisionit, Fitim Zekthi dhe Ulsi Manja u përlasën mes tyre. Shkak u bë përmendja nga Zekthi e përgjimeve të dosjes së Dibrës.

Opozita deklaron se produkti i Këshillit Politik është prishur, por Rudina Hajdari pretendon të kundërtën, ajo thotë se marrëveshja ishte e paplotë.

“Demokracia po shkelet”, Andi Bushati i cilësoi ndryshimet Kushtetuese si një akt banditesk i Kryeministrit Rama.

Fitim Zekthi deklaroi se regjimet autoritariste e kanë të pamundur të marrin një mandat të tretë, për ketë arsye bëjnë ndryshime duke shkelur Kushtetutën. Ai solli si shembull Vladimir Putin dhe Hugo Chavez.

Kreshnik Spahiu foli për marrëveshjen e 5 Qershorit dhe deklaroi se me projektin e fundit fiton Opozita por humbet Partia Demokratike.

Ndërhyrja e opinionistit Vehap Kola nuk u prit aspak mirë nga Rudina Hajdari. Të ftuasrit shkëmbyen replika në distancë dhe akuza personale.

Pas deklaratave të forta të Presidentit Meta, Manja tha se kur flitet për rishikimin e Kushtetutës, Kreu i Shtetit nuk ka asnjë pushtet për ta kthyer.

Andi Bushati ja tha në sy Manjës se nuk mund të bëjë lista të hapura një njeri që ka 20 vjet që nuk bën zgjedhje në parti.

Në fund të emisionit Manja deklaroi se marrëveshja e 5 Qershorit do të votohet pikë për pikë. Ai tha se Mazhoranca dhe Opozita parlamentare po realizojnë një premtim që Basha e ka bërë në çadër në vitin 2017.

Emisioni Open do të rikthehet ne ekranin e Top Channel me sezonin e ri në muajin Shtator. Në linkun e mëposhtëm ju ftojmë të ndiqni emisionin e fundit për këtë sezon.