.

‘Kemi humbur muaj të rëndësishëm pune’- operatori turistik tregon në Open dëmet e shkaktuara nga pandemia

Hapja e plazheve dhe turizmi ka shkaktuar debate të forta në opinionin publik. Operatori turistik, Zamo Spathara, I ftuar në Open në Top Channel tha se turizmi aventuresk i kanioneve kanë qenë të hapura por që nuk ka pasur turistë për shkak të zonave të kuqe.

‘Tirana është zonë e kuqe, fundjava e izoluar. Kjo ka bërë që neve të mos kemi vizitorë. Fatkeqësisht pandemia na ka goditur shumë si sektor i turizmit.

Ne e fillojmë aktivitetin që nga muaji maj deri në tetor. Kemi humbur muaj të mirë pune nga izolimi’- tha Spathara.