.

Pas 4 vitesh, mbyllet përfundimisht emisioni i moderatorit të njohur

Përmes një postimi në rrjetin social”Instagram” moderatori i njohur Turjan Hyska ka njoftuar se emisonit të tij “Oktapod” i ka ardhur fundi, pas 4 vitesh.
Turjani ka postuar logon fillestare të Oktapodit dhe shkruan se mbrëmjen e djeshme ka qenë puntata e fundit.Ai ka falenderuar të ftuarit që janë bërë pjesë si dhe stafin e tij.
Shënimi
“Tani e tutje bëni, cbeni gjatë ditës, natën nuk do e kaloni më me mua!”, shkruan moderatori.
“Kjo foto qenka postimi im i pare ne Instagram! Eshte logo fillestare e Oktapod, i cili erdhi ne toke ne date 9prill te vitit 2014 dhe kthehet ne det serish, sot pas mesnate! Per mua ka qene nje eksperience interesante qe me ka sherbyer shume! Falenderoj gjithe ata qe kane ardhur te ftuar, ata qe na kane ndjekur dhe stafin tim te ngushte! Tani e tutje beni, cbeni gjate dites, naten nuk do e kaloni më me mua! R.I.P Oktapod
9prill 2014 – 16 Mars 2018”, shkruan Turjan Hyska.