Si shumë të tjerë në botë, edhe Kristiano Ronaldo qëndron i izoluar në shtëpinë e tij, për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Megjithatë duket se edhe sulmuesi i Juventusit është mërzitur në shtëpi dhe ka thyer karantinimin.
Portugezi së bashku me partneren e tij, Xhorxhina Rodrigez kanë marrë fëmijët e tyre dhe kanë dalë shëtitje në qytet.
Lojtari ka respektuar një nga rregullat që është distancimi, teksa është parë të qëndrojë larg partneres së tij dhe të tjerëve.