.

Ndërroi jetë pesë ditë pas dasmës, del autopsia e nuses 19-vjeçare

Del autopsia e nuses 19-vjeçare Rezarta Hajdari, që humbi jetën pesë ditë pas dasmës, në Librazhd.

Mësohet se shkak për vdekjen e të resë u bë helmimi nga monoksidi i karbonit, që çlirohej nga prushi që çifti mbante në dhomë.

Hajdari u gjet në dhomë pa shenja jete, ndërsa bashkëshorti i saj Olsi Hajdari arriti të mbijetonte. Familjaret e Rezartës, kishin dyshime mbi vdekjen e saj, dhe ishin në pritje të ekspertizës zyrtare, pasi fajësonin familjen e djalit për vdekjen e vajzës së tyre.