.

“Dil jashtë. Do të varros në vend”- Pas dhunës “kafshërore” ndaj vajzës 13-vjeçare, policia ndalon nënën nga Saranda


Pas shoqërimit në komisariat, policia e Sarandës ka ndaluar 41 vjeçare me iniciale E.M., e cila dhunonte barbarisht vajzën 13 vjeçare për shkak se nuk kishte larë enët. Video u transmetua mbrëmjen e shkuar në emisionin “Fiks Fare”.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e kaluar në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku bëhej fjalë për dhunën e ushtruar nga mamaja ndaj vajzës së saj të mitur, Policia ka bërë ndalimin e shtetases E.M., 41 vjeçe, banuese në Sarandë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”. Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/panorama