.

U njohën në Instagram dhe dolën për kafe, çfarë ndodhi dje në plazh mes adoleshentit dhe të miturës (Detajet)

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja që ndodhi në Durrës, ku një 16-vjeçare deklaroi se ishte përdhunuar nga një adoleshent.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në zonën e Plazhit në Durrës. Sipas ‘BalkanWeb’ dy të rinjtë, ishin njohur përmes rrjetit ‘Instagram’ ndërsa pasi kishin shkëmbyer aty biseda kishin lënë që të takoheshin. Haxhiaj bën me dije se pasi 16-vjeçarja është takuar me 18-vjeçarin me inicialet D.M, i cili është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, janë ulur të pinin kafe, ndërsa pas kësaj i riu ka tentuar që të kryejë marrëdhënie me të.

Dy gjimnazistët kishin disa kohë që flisnin me njëri-tjetrin, ndërsa policia do të sekuestrojë telefonat e tyre si prova materiale. Ka qenë 16-vjeçarja që ka denoncuar në polici djalin, ndërsa pretendon se ky i fundit e ka përdhunuar, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, vajza do t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor, për të vërtetuar nëse ajo është përdhunuar apo jo./BW