.

Makina kthehet përmbys në mes të Bllokut, shoferja me urgjencë drejt spitalit

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në zonën e Bllokut në Tiranë. “Balkanweb” shkruan se një makinë është kthyer përmbys në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur pranë Fakultetit të Drejtësisë, ku mësohet se mjeti drejtohej nga një femër.

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar në spital shoferen, gjendja e së cilës nuk dihet ende.