.

Çfarë i kemi bërë Durrësit!

Nga Ervis Iljazaj

Çdo gabim që është bërë në Shqipëri gjatë tranzicionit mund të rekuperohet. Drejtësia mund të bëhet më e mirë, ekonomia mund të zhvillohet, klasa politike mund të përmisohet, jeta e njërëzve në përgjithësi, mjafton përgjegjshëmria dhe vullneti jonë për ta bërë. Por, ka një gjë që me shumë vështirësi, ose pothujase e pamundur që mund të rekuperohet. Është katastrofa urbanistike që ka ndodhur në këto 25 vite. Gjë e cila mund të justifikohet me lëvizjet demografike dhe domosdoshnërinë e një shoqërie në lëvizje dhe në tranzicion, apo me paditurinë dhe papërgatitjen e drejtuesve të shtetit shqiptarë gjatë këtyre viteve për t’u përballuar me këto domosdoshmëri demografike.

Megjithatë, edhe këto kontekste shoqërore nuk mund ta justifikojnë papërgjeshmërinë e shtetit shqiptar për katandisjen urbanistike që i kanë bërë vëndit, pasojat e të cilës i vuajmë sot edhe kësaj dite. Për hir të së vërtetës përgjegjësi për këtë katastrofë urbanistike që kemi kanë në disa raste edhe vetë shoqëria shqiptare. E ndërthur edhe më problematikat e pronësisë, kuptohet fare kollaj që nëse ka një reformë urgjente për t’u bërë, është pikërisht ajo urbanistike. Për të bërë këtë duhet ndihma e ekspertëve të fushës të cilët nuk mungojnë, por që nuk i ka pyetur askush deri më tani.

Shembëlltyra e katastrofës urbanistike që i është bërë Shqipërisë në këto vite është Durrësi.

Ndoshta, në këto momente vështirësie dhe dhimbje nuk është koha e duhur për të folur për gabimet, por ndonjëherë këto katastrofa si ajo e tërmetit ndonjëherë duhet të na bëjnë të reflektojnë dhe të nxjerrim mësimet për të ardhmen. Kështu që, sapo të përfundojë emergjenca ka nevojë për një debat kombëtar në këtë drejtim. Duam apo sduam ne, fatkeqësi të tilla do të ndodhin përsëri sepse gjendemi në një zonë sizmike të lartë. Prandaj, për të reduktuar dëmet nga këto fatkeqësi mund të bëjmë shumë gjera sepse e kemi në dorë.

Makutëria e pushtetit, babëzia e njërzve te papërgjegshëm, e kanë kthyer Durrësin, një nga vëndet më të bukura të Ballkanit, në një fjetore masive me pamje horror.

Dhe kjo pamje, jo vetëm që i dëmton bukurinë, ekonominë apo zhvillimin, por siç e pamë i rrezikon dhe jetën. Sepse është e sigurtë që nëse nuk do të ishin dhënë leje pa kriter, nëse institucionet do të bënin punën siç duhet, nëse do të ruanim të pakten zonën e plazhit dhe s’do të ndërtonim në rërë apo në kënetë, nuk do të kishte kaq dëme dhe humbje jetë siç fatkeqësisht ndodhin. Disa gjëra janë në dorë zotit, por disa të tjera janë plotësisht në dorën tonë. Dhe ato që kemi pasur ne në dorë, i kemi bërë plotësisht shumë keq, madje aq keq sa që nuk i rekuperojmë dot dëmet. Për ketë, nuk ka dyshim që është përgjegjëse politika 25 vjecare shqiptare.

Durrësin e imagjinoj në imagjinatën time si qytetin më të bukur të Ballkanit, si plazhin më të bukur të Adriatikut, sepse aq kilometra plazh dhe pyje rallë se mund të ketë tjetër vend. Gjithashtu, e imagjinoj si vendin më të vizituar nga turistët në rajon. Me historinë dhe bukurinë që ka i ka të gjitha mundësitë. Ndërsa durrsakët i imagjinoj si pjesën më të kamur të shoqërisë shqiptare, qe kontribuon edhe në atë kombëtare. Por fatkeqësisht kjo është thjesht një imagjinatë. Realiteti, i bërë kështu siç është sot, është krejt ndryshe. Është një realitet i hidhur që e pamë të gjithë këto ditë të dhimbshme. Por në të gjithë këtë fatkeqësi, kishte dhe një lajm të mirë. Durrsakët nuk janë vetëm, por kanë ndihmën dhë solidaritetin e të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve, që treguan në mënyrë të pakursyer gatshmërinë për t’i ndihmuar ata./Gazeta Liberale