.

Video/ Albin Kurti në “Open”/ Qendra “Vetëvendosje” në Tiranë, një OJF, as pozitë dhe as opozitë

 

Ditën e sotme në emisionin Open të Eni Vasilit është i ftuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

Eni Vasili e ka pyetur se përse Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë marshim më 28 nëntor në Tiranë.

Ai u shpreh: Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë nuk është as pozitë as opozitë, ajo është rregjistuar si OJF. Ne e kemi frymën e përbashkët por nuk dirigjojmë dhe drejtojmë njëri tjetrin.

Ne jemi demokratë, ne e duam bashkimin kombëtar dhe sa më shumë aktivitete më 28 në frymën e bashkimit, aq më mirë është. Të zbatohen marrëveshjet që janë midis Kosovës dhe Shqipërisë.