.

Basha akuzohet per falsifikim reagon Balla:Nuk mund të gjykohet vetëm si fallsifikator. Dosja duhet të hetohet nga SPAK jo nga KÇK



Ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla pasi Kryetari i PD Lulzim Basha merret si i pandehur për lobimin 675.000 usd në SHBA.

Balla shprehet se Prokuroria në konkluzione nuk i ka përfshirë të gjitha veprat penal për të cilat Basha duhet të hetohet.

“Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500mijë dollar dhe vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron. Pse në konkluzion kjo akuzë mungon?”, shkruan Balla.

Më tej ai shprehet se Gjykata nuk duhet ta pranojë dosje, duke e rikthyer sërish në hetim.

“Gjykata nuk duhet ta pranojë dhe duhet ta rikthejë për hetim. Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK jo nga KÇK”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

“L.Basha nuk mund të gjykohet vetëm si fallsifikator.Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500 mijë dollarë & vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron.Pse në konkluzion kjo akuzë mungon?

Teksa shqiptarët presin të ngrihet SPAK është papranueshme që prokurorë të caktuar të bëjnë amnisti për vepra penale kaq të rënda. Gjykata nuk duhet ta pranojë dhe duhet ta rikthejë për hetim. Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK jo nga KÇK”, shkruan Balla.