.

Nis me vonesë e më pas shtyhet seanca për Arbër Çekaj, ja arsyeja

23 minuta me vonesë ka filluar seanca gjyqësore për Arbër Çekajn në Gjykatën për Krime të Rënda, për shkak të vonesës së kryesueses së trupit gjykues, Daniela Shirka, e cila mori konfirmimin në detyrë mëngjesin e sotëm nga KPK, në kuadër të Vetting-ut.

E megjithatë, seanca për dosjen e 613 kg kokainë është shtyrë për në datën 20 nëntor, ora 10:00, pasi mbrojtësit e Donaldo Lushajt nuk u paraqitën në seancë. Gjithashtu, edhe avokati Maks Haxhiu nuk ishte i pranishëm për arsye të gjendjes shëndetësore.