Botuesi i Vogue Nicholas Coleridge, ka zbuluar sesi Princi William u përndoq mizorisht nga shokët e klasës për fotot topless që u botuan nga Princesha Diana në 1996.
Në një libër ku përmblidhen kujtimet e tij, Nikolla shkruan sesi Diana e vizitoi atë për një drekë në Shtëpinë Vogue pas skandalit të fotografisë, dhe zbuloi se William, atëherë 14 vjeç, ishte i shqetësuar, shkruan SHQIP.
Sipas Nikollës, Diana zbuloi se William sulmohej nga nxënësit e tjerë për ‘madhësinë e gjinjve të saj’.
‘Ai ishte aq i mërzitur. Ai tha që disa nga djemtë po e ngacmonin duke thënë se gjinjtë e mi ishin shumë të vogël’
Në vitin 2017 Prince William kërkoi kompensim prej 1.3 milion £ për fotot topless të bashkëshortes së tij Kate Middleton, të cilat u botuan në revistën Franceze Closer në 2012.
Rasti që daton në Shtator 2012 kur William dhe Kate u fotografuan duke pushuar në tarracën e një kështjelle në rajonin jugor të Provence.
Duka i Kembrixhit tha se pamjet ishin ‘edhe më të dhimbshme’, pasi ata i kujtuan atij mënyrën se si vdiq e ëma, pasi ajo ndiqej nga fotografët paparacë në Paris 20 vjet më pare.