.

LISTA/ Këta janë gjashtë kandidatët me pikët më të larta për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese

 

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka bërë publike rezultatin paraprak të pikëzimit për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

KED-ja bën me dije se pikëzimi i këtyre emrave është bërë pas shqyrtimit të gjithanshëm të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga vetë Këshilli pas komunikimit me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturës,

Kandidatët e pikëzuar janë si më poshtë:

Arta Vorpsi 89.610 Pikë

Besnik Muçi 81.926 Pikë

Elsa Toska 85.425 Pikë

Fiona Papajorgji 88.783 Pikë

Marsida Xhaferllari 81.999 Pikë

Regleta Panajoti 80.284 Pikë

Nga lista me gjashtë kandidatë, do të përzgjidhen katër prej tyre për të qenë anëtar të Gjykatës Kushtetuese, e cila aktualisht është e përbërë nga vetëm një gjyqtar, Vitore Tusha.

Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit, do të shqyrtohen dhe miratohen:

a) Lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për secilin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese;
b) Raporti i arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes së tyre, për secilin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese
Pas shqyrtimit dhe miratimit të këtyre akteve nga mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, organeve të emërtesës, Presidentit të Republikës dhe Kuvendit, do ti dërgohen listat përfundimtare të renditjes së kandidatëve dhe raportet e arsyetuar të Këshillit ku përmbahet analiza tërësore lidhur me plotësimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve ligjore për secilin kandidat, si edhe për procedurën e ndjekur për vlerësimin dhe renditjen e tyre, për secilin vend vakant./panorama