.

Vajze apo djale? Per te dyten here,Noizy ndan me publikun lajmin e bukur


Reperi i njohur Noizy ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij një lajm të bukur.

Përmes një foto në Instastory, Noizy ka njoftuar se do të bëhet dajë për herë të dytë.

Në foto shfaqet një tortë sipër së cilës janë vizatuar dy këmbë foshnje: një në ngjyrë rozë për vajzë dhe një në ngjyrë blu për djalë.

Reperi ka pyetur fansat se cila mendojnë se është gjinia e foshnjës dhe deri më tani votimet më të shumta kanë shkuar për alternativën ‘djalë’.

Kujtojmë që Noizy u bë dajë për herë të parë në prill të vitit 2016, ku erdhi në jetë mbesa e tij Prayla.