.

I dashuri i Dua Lipës zbulon surprizën e saj për Shqipërinë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa do të vijë përsëri në Shqipëri për të performuar për bashkatdhetarët e saj. Dyshimet për ardhjen e saj në kryeqytetin e Tiranës lindën pak kohë më parë nga një fotografi e publikuar e Olen Çesarit, ku ky i fundit shfaqej përkrah babait të Duas, Dukagjin Lipës. “Ne erdhëm të shohim sheshin (Skënderbej), mos bëjmë ndonjë koncert të bukur në Tiranën e bukur. Si thoni?”– shkruante asokohe violinisti i njohur.

Mirëpo sot, dyshimet janë konfirmuar nga i dashuri i Duas, Isaac Carew. Në rubrikën pyetje-përgjigje në “Insta Story”, ai i është përgjigjur fansave kuriozë se së shpejti do të vizitojë Shqipërinë. “Dy herë (e ka vizituar), së shpejti bëhen tre”– bëri të ditur Carew, duke nënkuptuar se Dua ka ndërmend të vijë përsëri në Shqipëri dhe se ai do të jetë bashkëshoqëruesi i saj.