.

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë, dyshohet për disa të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Treshit.

Një kamionçinë është përplasur me një motor, në këtë aks rrugor duke lënë të plagosur 2 persona.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit apo edhe identiteti i personave të përfshirë në të. Ndërkohë forca të shumta policie janë të pranishme në vendin e ngjarjes ku edhe po hetojnë shkaqet e mundshme të aksidentit.