.

Çmendet ylli i Lacios, shkelm kundërshtarit dhe “ndëshkon” ekipin

 

Lacio u mund ditën e sotme në ndeshjen e javës së 33-të në Seria A, me shifrat 1-2 nga Kievo, por peshë për këtë humbje pati edhe serbi Sergei Milnkoviç-Saviç.

Në minutën e 34-t, ai la bardhekaltrit me 10 lojtarë, ku qëlloi me shkelm kundërshtarin, teksa të dy po luftonin për një top.

Gjyqtari e ndëshkoi menjëherë me karton të kuq, dhe kjo i kushtoi ekipit të Inzagit, pasi u ndëshkua dy herë në fillimin e pjesës së dytë, dhe në fund e humbi ndeshjen, duke bërë një hap fals për Europën.