.

“Zahon do e bëjmë dhëndër Puke”, Rama-qytetares: S’ta premtoj dot


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e radhës me qytetarët në Pukë në kuadër të takimeve publike ‘Bashkia që duam’.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët nuk munguan as batutat. Një qytetare i tha kryeministrit se djalin e tij të vogël Zahon do ta bëjnë dhëndër Puke, por kryeministri tha se këtë nuk ja premton dot.

Qytetarja: Zahon do ta bëjmë dhëndër Puke se ti na do dhe na respekton.

Rama: Po të isha politikan si të tjetër do thoja patjetër. Por këtë nuk e premtoj dot. Shaka, shaka por këtë nuk e premtoj dot.
/balkanweb/