.

Pas denoncimit tek Berisha, policia vë në pranga kreun e PS në Prrenjas (Detaje)

Pas denoncimit publik të bërë në faqen e ‘Facebook’ të ish-kryeministrit Sali Berisha, se kryetari i Partisë Socialiste të Prrenjasit ka aksidentuar një kalimtar, policia ka arrestuar Haxhi Çollakun. Ky i fundit akuzohet se duke drejtuar mjetin në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin me inicialet A.V., 54 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore te Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: H.Çollaku 43 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Prrenjas.Arrestimi i tij u bë pasi, duke drejtuar mjetin në aksin rrugor Prrenjas – Librazhd, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A.V., 54 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale ” Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, qytetari dixhital i shkruante Berishës se kalimtari kishte ndërruar jetë, ndërkohë që policia bën me dije se 54-vjecari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.