.

Skandali me firmën amerikane, Manjani: Largimi nga pushteti është shumë pak

 

Pas skandalit të publikuar në media në lidhje me kompaninë Dunwell Haberman, e cila fitoi lotin e parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës përmes falsifikimit, si dhe 11 milionë të tjera nga tenderi me OST, vjen një reagim nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Manjani ka sulmuar qeverinë ‘Rama’  përmes një postimi në Facebook ndërsa shton se kësaj kompanie iu dhanë para nga taksat e shqiptarëve.

REAGIMI I MANJANIT 

I dhanë me tender 18+11 milionë euro pa kriter e pa ligj, një firme që zyrtarisht ishte pa din e pa iman. I dhanë para nga taksat tona me arrogancë spektakolare, megjithëse dihej që firma nuk kishte asnjë mundësi ligjore ti fitonte ato kontrata me të drejtë.
Tani thonë “s’kemi faj se nuk e dinim që një sportelist spitali nuk kishte përvojë në ndërtim infrastrukture”. Ca më keq akoma të gjithë “fajin” e paska patur noterja që ka vërtetuar përkthimin e një dokumenti, por jo vërtetësinë e përmbajtjes së tij.
Nëse gjendet ndonjë budalla që ende e ha këtë gomarllëk logjikë, ta kenë hallall pushtetin!
Përndryshe largimi nga pushteti është shumë pak. Kjo, shkurt e thjeshtë quhet: hajni!