“A star is born” po konsiderohet si filmi që me shumë gjasa, mund të fitojë shumë çmime në edicionin e radhës të ‘Oscars’.
Këngët në këtë film janë kënduar live nga këngëtarja Lady Gaga, çka ka bërë që të emocionojë të gjithë ata që e kanë parë në kinema.
Një prej tyre është “I’ll never love again” që ka përlotur të gjithë dhe me siguri do të hyjë në historinë e muzikës.
Kënga është kënduar në fund të filmit dhe pritet që të ketë suksesin e njejtë si “I will always love you” nga Whitney Houston apo edhe “ My heart will go on” nga Mariah Carey.