Foto ilustruese
Një shqiptar i moshes 38 vjeç ka pësuar një aksident të rëndë gjatë orarit të punës.
Ai u godit nga një tub çeliku që ra nga një skelë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e punës së shqiptarit, ku po rikonstruktonte një shtëpi në Itali.
Gjatë çmontimit të skelës, u shkëput një tub çeliku duke i rënë në kokë.
Mediat italiane raportojnë se në fillim gjendja nuk u duk e rëndë, pasi 38-vjeçari ishte i pajisur me kaskën e mbrojtjes, por brenda pak minutash gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.
Shqiptari u dërgua menjëherë në repartin e reanimacionit në spitalin Maggiore në Bolonja, ndërsa mësohet se fatkeqësisht është në gjendje kritike për jetën.