.

“Të likuidohen pagat e punonjësve të ish-kombinatit të Poliçanit”, Naço interpelancë me Peleshin: E keni lënë në konservim prej disa vitesh

Nis seanca plenare në Kuvend, Bardhi: Po i bëni avokaturën Olsi

Nasip Naço

TIRANA- Kryetari i Komisionit të Sigurisë, deputeti Nasip Naço ka thirrur në interpelancë ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshit, ku i kërkon të likuidohen pagat e punonjësve të ish-kombinatit të Poliçanit. Naço tha se pyetjet e tij janë në lidhje me politikat e Ministrisë së Mbrojtjes pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë. Ai shtroi pyetjen nëse është menduar nga ministria rivënia në punë e industrisë ushtarake, ish-kombinatit mekanik të Poliçanit.

“I nderuar z.ministër, pyetjet e mia janë në lidhje me politikat e Ministrisë së Mbrojtjes pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë si dhe a është menduar nga ju rivënia në punë e industrisë ushtarake, ish-kombinatit mekanik të Poliçanit. A ka patur propozime për të marrë me koncesion sektorë të industrisë ushtarake nga kompani të huaja apo vendase për t’i vënë në punë në përputhje me ligjin duke garantuar sigurinë kombëtare

Dhe e treta, ju keni propozuar një projektligj për pagat e prapambetura të punonjësve dhe ish-punonjësve të ish-kombinatit të Poliçanit, për përmirësimin e statusit ekonomik, dua të di çfarë është bërë në lidhje me këtë projekt ligj? Akoma nuk keni përmbushur detyrimet ligjore dhe kushtetuese për pagat e prapambetura të tyre. E keni lënë në konservim prej disa vitesh.

Ministër këta janë kërkesat për pagat për rreth 241 punonjës, cfarë t’u them që presin lajme. Si të justifikohem para tyre, kur më pyesin si ata të Ballshit janë mbështetur nga qeveria dhe ne nuk mbështetemi? Si t’u përgjigjem? Të fshihem? T’u them të ikin nga Policani, t’u them të bllokojnë rrugën apo të vijnë te Ministria e Mbrojtjes? Kjo është një pyetje që duhet t’i jepni zgjidhje”, tha Naço.