.

Shpërthimi në kapanonin në Lushnje i dëmtoi dëgjimin, Bujar Çela ndjek seancën në Kuvend me kufje

Nis seanca plenare në Kuvend, Naço interpelancë me ministrin

Bujar Çela

TIRANË- Deputeti i PS-së, Bujar Çela po ndjek seancën e sotme me kufje. Mësohet se ai ka pësuar dëmtime në dëgjim. Këto dëmtime Çela i ka marrë pas shpërthimit në kapanonin e tij në Lushnje.

Deputeti Çela u dëmtua nga shpërthimi i fuqishëm në një magazinë në Lushnjë. Ai gjithashtu i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Nga shpërthimi mbetën të lënduar dhe 4 persona të tjerë, ndërsa humbën jetën babë e bir,  Roland dhe Elidion Hoxha.