.

“Ose kolegët kanë punuar më shumë, ose Basha ka tradhtuar më shumë”, Majko: Në këtë atmosferë korrupsioni, KiE mori një vendimin për Shqipërinë

Nis seanca plenare në Kuvend, Bardhi: Po i bëni avokaturën Olsi

Pandeli Majko

TIRANA- Deputeti i mazhorancës, Pandeli Majko solli në vëmendje në seancën e sotme plenare daljen e Shqipërisë nga vendet e monitoruara nga KiE, duke përmendur edhe rolin e Lulzim Bashës si raportues në KiE. Majko ironizoi kur tha se në këtë atmosferë korrupsioni droge, trafiku, KiE mori një vendim për Shqipërinë, duke shtuar se ose kolegët kanë punuar më shumë sesa duhet, ose Basha ka tradhtuar më shumë.

“Në këtë atmosferë korrupsioni droge, trafiku, KiE mori një vendim ose kolegët kanë punuar më shumë sesa duhet, ose zoti Basha ka tradhtuar më shumë sesa duhet”, tha Majko.

Nga ana tjetër, Basha u përgjigj nga foltorja duke treguar se shqetësimi në Europë është dyfishuar për Shqipërinë në Bernë dhe në Komisionin e Venezias.

“Zoti Majko në fakt mos u gëzoni para kohe. Me të vërtetë e hartuar nga një dyshe, rekomandoi këtë duke e mbajtur si një çështje rutinore. Shqetësimet për Shqipërinë janë dyfishuar, në Bernë për pastrim parash. Janë dyfishuar në Komisionin e Venezias.

Mos kujtoni se ekspertët e KiE nuk i lexojnë raportet e DASH, ekspertëve të Freedom House që tha se Shqipëria ka nevojë për dyfish monitorim. Që të meritosh ndarjen nga monitorimi nuk duhet të kapesh si i mbyturi pas fijes së kashtës. Shqetësimi në KiE është dyfish më i madh se vitin e kaluar. Është meritë e kryeministrit tënd, qeverisë tënd. Do t’ja dëgjoni krismën”, tha Basha.