.

Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, në automjet me 11 emigrantë, arrestohet 37-vjeçari në Gjirokastër

Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, në

Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një 37-vjeçar, banues në Fier, u arrestua teksa po transportonte 11 emigrantë nga Vendet e Treta në aksin ‘Këlcyrë- Ura e Leklit’. Për këtë po përdoreshin dy automjete, ku në njërën ishte bashkëpunëtori i 37-vjeçarit, i cili dyshohet se mbikqyrte rrugën për shmangien e shërbimeve të policisë.

Policia kur i pikasi i bëri urdhër të ndalojnë, por në fshatin Mezhgoran ata kanë braktisur automjetet. Efektivët u vunë në ndjekje dhe mundën të kapin vetëm 37-vjeçin dhe së bashku i cili kishte me vete 11 emigrantë. Ndërkohë po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorit të tij.

Njoftimi:

Drejtuesve të dy automjeteve, që po përdoreshin për këtë veprimtari kriminale, iu është bërë shenjë për të ndaluar në aksin rrugor “Këlcyrë-Ura e Leklit”. Ata nuk i janë bindur urdhrit, kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen dhe kanë braktisur automjetet në fshatin Mezhgoran. Menjëherë, shërbimet e Policisë iu janë vënë në ndjekje dhe si rezultat i koordinimit me DVP Fier, është mundësuar kapja e njërit prej tyre, shtetasit Xh. C..

Nga kontrollet, në automjetin që drejtonte 37-vjeçari, u konstatuan 11 shtetas nga Vendet e Treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin. Ndërkohë po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorit të tij.